Ndoshta pak e dinë, por konkurrentja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Berlusconi-t.
Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada do të jepte një intervistë për mediat italiane në vitin 2018, fill pas daljes së filmit “Loro”.
Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi.
Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.