E shndërroi klasën në arenë boksi mes nxënësve, përjashtohet mësuesja

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Një mësuese zëvendësuese u shkarkua nga detyra në Teksas pasi një hetim zbuloi se e ktheu klasën e saj në një arenë boksi dhe inkurajoi djemtë të përlesheshin deri sa të përgjakeshin.

Mësuesja Natally Garcia u hoq nga puna menjëherë pas publikimit të videove të filmuara nga vetë nxënësit dhe ndaj saj ka nisur një hetim penal.

Incidenti ndodhi në shkollën “Mesquite Indipendent” që ndodhet në rrethinat e Dallasit.

Në pamje duken tavolinat e klasës të shtyra në formë rrethi për të improvizuar një ‘ring’ teksa çifte nxënësish 12 dhe 13 vjeçarë zihen me njëri-tjetrin ndërsa 24 vjeçarja i sheh dhe këshillon klasën të mos filmojë. /’A2CNN

Të ngjashme