Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.A dhe B.M. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se i pandehuri F.A. më 20.05.2021, në Ferizaj, me mjet të rrezikshëm – thikë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit B.M., në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshje në mes vete me thikë e godet në krah dhe i shkakton lëndime trupore, ndërsa i pandehuri B.M. në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me një mjet të rrezikshëm shufër metalike, e godet në trup dhe në pjesën e fytyrës dhe i’a ka thyer dhëmbët të dëmtuarit F.A., dhe nga kjo i ka shkaktuar lëndime trupore.
Atyre u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.