Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke paralajmëruar se kërcënimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të braktisur marrëveshjen multinacionale, rrezikon përpjekjet për një zgjidhje paqësore me Korenë Veriore.
“Në kohën e kërcënimeve të mëdha bërthamore, BE-ja është e vendosur ta ruaj marrëveshjen JPCOA ne Teheranin, si shtyllë kyçe në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore”, kanë thënë ministrat në një deklaratë të përbashkët, gjatë një takimi në Luksemburg.
Ministrat i kanë bërë thirrje ShBA-së, të jetë e përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe të konsiderojë “ marrëdhëniet që Shtete e Bashkuara kanë me aleatët e tyre, përparë se të ndërmarrin ndonjë hap më tutje”.
Frederica Mogherini, u shpreh se dobësimi i marrëveshjes me Iranin “do të ndikonte negativisht në fillimin e bisedimeve” me lidershipin veri-korean.
Në këtë marrëveshje, Teherani është pajtuar që të zvogëlojë aktivitetet e tyre bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.
Reagimet e ministrave të Jashtëm evropian, vijnë pas deklaratave të presidentit Donald Trump se ai nuk do ta certifikojë marrëveshjen, pasi sipas tij, Teherani, po e shkelë “shpirtin” e kësaj marrëveshje.