Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka ndarë së fundmi një shqetësim të madh të sajin me fansat në rrjetin social Instagram.
Ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, bëri të ditur se ka përjetuar sërish një paralizë të gjumit, gjë e cila e la me traumë.
Ramosaj shkruan se ishte akoma më e rëndë fakti që ndodhej e vetme në shtëpi kur përjetoi diçka të tillë.
“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkroi Ramsaj në InstaStory.
Kjo nuk është hera e parë që Beatrix ndan me fansat një shqetësim të tillë, pasi diçka të ngjashme kishte përjetuar edhe disa vite më parë.
“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo gjë nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Isha shumë e frikësuar dhe e kisha të vështirë të kthehesha në shtrat për të fjetur sërish”, kishte shkruar në një postim në korrikun e vitit 2019.
Paraliza e gjumit zakonisht ndodh gjatë një faze të gjumit të quajtur REM (lëvizje e shpejtë e syve), në të cilën njerëzit zakonisht ëndërrojnë. Në këtë fazë, muskujt zakonisht paralizohen për arsye praktike – kjo parandalon lëvizjen gjatë gjumit dhe parandalon dëmtimet aksidentale. Gjatë paralizës së gjumit, disa njerëz gjithashtu përjetojnë halucinacione të një qenieje të tmerrshme duke u ulur në gjoks dhe duke i penguar të lëvizin.