Kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e seancës ku pritet të zgjidhet qeveria e re e Kosovës. Në ambientet e Kuvendit ka arritur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu. Po ashtu, ka mbërritur edhe deputetja e komunitetit boshnjak Dude Balja. Në Kuvendin e Kosovës është parë duke hyrë […]
Kuvend, fillon ardhja e deputetëve në seancën për votimin e Qeverisë

Kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e seancës ku pritet të zgjidhet qeveria e re e Kosovës.
Në ambientet e Kuvendit ka arritur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu. Po ashtu, ka mbërritur edhe deputetja e komunitetit boshnjak Dude Balja.
Në Kuvendin e Kosovës është parë duke hyrë edhe kandidati për ministër të Financave, Besnik Bislimi.
Po ashtu, në Kuvend ka hyrë edhe Rrezarta Krasniqi deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.











