Ekonomia Online
FUNDIT

​Italia i ofron mbështetje Lajçakut për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

​Italia i ofron mbështetje Lajçakut për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd. Orlando thotë se Lajçak mund të llogaris në mbështetjen e Italisë për rinisjen e sa më shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse […]

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd.

Orlando thotë se Lajçak mund të llogaris në mbështetjen e Italisë për rinisjen e sa më shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.

”Përshëndes emërimin e @MiroslavLajcak si Përfaqësues i Posaçëm i #BE-së dhe i uroj suksese. Ai mund të llogarisë në mbështetjen e #Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes #Kosovës dhe #Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin”.

I welcome @MiroslavLajcak's appointment as #EU Special Representative & wish him success.

He can count on #Italy's support to restart the EU facilitated dialogue btw #Kosovo & #Serbia as soon as possible aiming to a final, comprehensive agreement and reconciliation.

?????? https://t.co/lkGaLuUEwY

— Nicola Orlando (@nicolaorlando) April 3, 2020

Të ngjashme