Një ecje solidarizimi do të bëhet sot për aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi e cila sot gjatë ditës njoftoi se i është rikthyer tumori në tru.
Sipas njoftimit ecja do të mbahet nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Prishtinës.
“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipfolës, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë”, thuhet në njoftim. “Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitojë si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, thuhet në njoftim.