Sistemi i shërbimeve komunale të pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk është i rregulluar dhe i menaxhuar më së miri nga Komuna e Prishtinës, gjë që shkakton papastërti dhe kaos mbeturinash gjithandej kryeqytetit.
Pa dyshim që Prishtinës i duhet një reformë e thellë, të cilën e ka kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i cili është për çdo ditë në terren duke takuar banorët e lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit.
Projekti që do ta zgjidhë problemin e ndotjes në kryqytet, do të jetë “Eco-City”, i cili përfshin një sistem të integruar operativ për të gjitha shërbimet komunale të pastrimit, mirëmbajtjes dhe trajtimit të mbeturinave.
Në kuadër të projektit do të operojë edhe Qendra Operative Eco City, e cila do të bëj planifikimin, mobilizimin, ekzekutimin dhe monitorimin e të gjitha aktiviteteve të ofruara brenda komunës.
Sipas planit të Haradinajt, menaxhimi i kontejnerëve të mbeturinave do të bëhet duke i skanuar, regjistruar dhe sinkronizuar me sistemin e bazës së të dhënave në “Eco-City”, ndërkaq menaxhimi i mjeteve të transportit do të bëhet përmes pajisjes së një kompjuteri, i cili do ta monitorojë lëvizjen dhe punën e automjeteve, si dhe të regjistrojë lëvizjet ditore.
Kjo gjë do të bëhet me qëllim minimizimin e shpenzimeve për mirëmbajtje dhe humbjet në qarkullim. Po ashtu, sipas asaj që thuhet në program qeverisës, do të bëhet edhe planifikimi operacion i qarkullimit, përmes një planifikimi të detajuar dhe optimizimi të vazhdueshëm të qarkullimit.
Në kuadër të projektit “Eco-City”, do të krijohet një kalendar për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, ndërkaq në zona me rrugica të ngushta, do të përdoren kamionetët elektrikë, karrocat dhe mjetet e dorës për mbledhur mbeturinat.
Daut Haradinaj, po tregon për çdo ditë e më shumë, guximshëm dhe me vendosmëri, që mund ta qeverisë kryeqytetin, se i ka idetë dhe planin për ta marr drejtimin e Prishtinës, së cilës i duhet një këndellje pas qeverisjeve të viteve të fundit, të cilat kanë treguar paaftësi për ta çuar në rrugën e duhur.