Meqënëse Adele mbushi 31 vjet, ajo automatikisht humbet vendin e parë si artstja më e pasur dhe më e suksesshme britanike nën 30 vjeç.
Tashmë në vend të parë është Ed Sheeran dhe sigurisht nuk mund të ishte askush tjetër në vendin e tij pasi ky vit ka qenë mëse i suksesshëm për këngëtarin.
Pasuria e tij është dyfishuar që nga viti 2017 duke shkuar nga 94 milionë paund në 170 milionë paund. Kjo vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit të fundit të tij “No.6 Collaborations”.
28 vjeçari ka arritur të shesë plot 150 milionë kopje të këtij albumi.