Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se sot ka riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës.
Që nga fillimi i pandemisë nga Gjermania janë kthyer më shumë se 520 shtetas të Kosovës.
“Sot nga Aeroporti i Stuttgartit në Gjermani kemi riatdhesuar edhe 143 shtetas të Kosovës. Nga fillimi i Pandemisë dhe deri me këtë fluturim, Misioni Diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Ambasada ka kërkuar mirëkuptim nga shtetasit tjerë që kanë bërë kërkesë të kthehen në Kosovë.
“Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim.Dua me këtë rast të shprehi falenderime të veçanta për krejt personelin e Konsullatave të Kosovës në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Duesseldorf, Hamburg dhe stafin në Berlin për punën e palodhshme për t’u shërbyer shtetasve tanë në këtë kohë me sfida të pashembullta”, thuhet tutje në njoftim.