Edhe 26 kosovarë do të studiojnë falas në ShBA

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 16:41 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë shpallur 26 përfituesit e gjeneratës së tretë dhe të fundit të bursave të certifikimit profesional në kuadër të programit të Lidershipit Transformues-Bursat dhe Partneritetet.

Finalistët e përzgjedhur do të fillojë programet e tyre në institucionet e arsimit të lartë të ShBA-së në verën dhe vjeshtën e këtij viti.

Bursat do t’u jepen kandidatëve përfitues që do të ndjekin studimet në këto fusha: sundimi i ligjit, administratë publike bujqësi, financa-kintabilitet, edukim, inxhinieri-IT, si dhe studime gjinore dhe ndërdisiplinore.

Ardiana Avdiu, njëra nga përfitueset e kësaj burse tha për Ekonomia Online se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme pasi do të përfitojnë eksperienca të reja.

“Jam njëra prej përfituesve të programit po ndjehem shumë mirë është një mundësi e jashtëzakonshme sepse përmes këtij programi do të kemi mundësi me studiua në universitetet më të mira të Amerikës gjegjësisht edhe në universitetet më të mira në botë. Vet fakti që janë universitetet më të mira vet studimi atje do të jetë mjaft i rëndësishëm për zhvillimin tonë personal por njëkohësisht edhe eksperienca në Amerikë do të na mundësojë që t’i zhvillojmë edhe aftësitë tjera për të qenë lider në Kosovë”,  ka thënë ajo.

Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope tha se kanë bashkëpunim me MASHT-in që një kohë të gjatë dhe për këtë jemi të lumtur. Hope duke iu drejtuar përfituesve të këtyre bursave tha se i pret punë e madhe për të arritur rezultate.

“Do të keni shumë punë për të arritur rezultate të mira por edhe do të fitoni eksperiencë të re. Do të zhvilloni shkathtësi të reja dhe jam krenar për këtë program dhe për mundësinë që përmes tij të ju përkrahim juve.”, ka thënë ai.

“Bëhuni lider dhe pastaj kthehuni në vendin tuaj dhe transformojeni atë”, ka shtuar ai.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se ne kemi përcjell liderët që ta transformojnë Kosovën.

“Sot kemi dy lloj ndjenja atë të gëzimit dhe hidhërimit sepse projekti po përfundon por ne do të vazhdojmë të punojmë që tu hapim rrugë studentëve të rinj. Ky është projekti më i madh që kemi zbatua që nga paslufta. Ju ftoj juve lider të së ardhmes që të vini në Kosovë dhe të sillni modelin amerikan që është një vlerë që edhe ne duhet ta ndërtojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thëne se me siguri këta studentë do të krijojnë përvoja që kurrë nuk do ti harrojnë.

Programi i Lidershipit Transformues -Bursat dhe Partneritetet është një program pesë vjeçar që ofron mundësi edukimi për qindra liderë të ardhshëm të Kosovës.

Të ngjashme