Pas anëtarit të PDK-së në KQZ, Arianit Elshanit edhe sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka reaguar pas skandalit për vjedhje të votave nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.
Makolli ka thënë se manipulimi (vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale, dhe se AKR ka shprehur shqetësim menjëherë pas përmbylljes së votimeve dhe se duhet të ketë rinumërim.
“Manipulimi (vjedhja) e votave, është një ndërmarrje kriminale. AKR-ja, shqetësimin për manipulimin e votave të kandidatëve e ka shprehur menjëherë pas përmbylljes së votimeve. Manipulimi i votave nga disa komisionerë të kriminalizuar mbetet sfida më e madhe e procesit zgjedhor demokratik. Rinumerimi duhet te ndodhe. Ky proces do të nxirrte në sipërfaqe manipuluesit e votave të cilët pastaj do merrnin denimin maksimal”, ka shkruar Makolli.
Gjithashtu edhe anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se do të kërkojë në KQZ që të rinumërohen të gjitha vendvotimet, që sipas tij kanë qenë në “dorën e mashtruesve”