Azem Syla do të qëndrojë edhe 2 muaj të tjerë në paraburgim. Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Themelore të Prishtinës për udhëheqësin e grupit “Toka” në rastin e 38 të akuzuarve për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pronave në Çagllavicë.
Masën e paraburgimit ndaj Azem Sylës e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës, Tomë Gashi.
Gashi për EkonomiaOnline ka thënë se menjëherë pas vendimit për masën e paraburgimit ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.
“Masa e paraburgimit është vazhduar dhe unë kam paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtine”, tha Gashi.