Edhe dy të vdekur me COVID-19 në Shqipëri

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Humbin jetën dy qytetarë në Spitalin Infektiv, të prekur me Covid-19.

Sipas ministrisë, viktimat janë një 78-vjecare nga Tirana e transferuar nga një spital jo publik dhe një 83-vjecar nga Durrësi.

“Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.

Të ngjashme