Edhe Fjala kërkon shkarkimin e Dedajt

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 16:43 | Nga

Partia Fjala e cila drejtohet nga Gëzim Kelmendi ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë nga pozita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.

“FJALA ka përciellë me vëmendje deklaratat skandaloze të zv.ministrit të punëve të jashtme Gjergj Dedaj. Këto deklarata skandaloze duke barazu Turqinë me Serbinë, është nonsens dhe budallaki diplomatike, pasi dihet së çfarë aleati është Turqia tani për Kosovën”.

“Andaj ne FJALA kërkojmë nga Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Haradinaj ta dënojë dhe jo të distancohet. Është koha e fundit që zv.minsitri Dedaj njëherë e përgjithmonë të largohet nga pozitat zyrtare. Pozitë kjo që prej sa ka ardhur aty nuk është ndalur duke fy si miqët e Kosovës ashtu edhe besimtarët musliman”.

“Dedaj duhet t`i mbaj qëndrimet e veta indivuduale pasi është zyrtarë qeveritar dhe jo të shpreh urrejtje siç bëri këto ditë ndaj komunitetit turk në Kosovë, pasi këto deklarime mund t.i kushtojnë me pasoja Kosovës”.

“Qeveria nuk duhet të distancohet por duhet duhet urgjent të veprojë duke mbrojtur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Nuk është për të shprehur keqardhje, por për të vepruar dhe marrur masat.Kryeministër vepro me mençuri dhe mbrojë të gjithë qytetarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe jo zyrtarin e qeverisë suaj”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Të martën edhe deputetët e Grupit 6+ kanë kërkuar që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.

Në kërkesën e tyre thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.

Dedaj, ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Serbinë dhe Turqinë i quajti “shtriga të Ballkanit”

“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”, shkroi ai, transmeton Klan Kosova

.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme