Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur reagimet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Qeverisë së Kosovës, mbi siç i quajnë ata, veprime të njëanshme rreth mbylljes së nëntë degëve të Postës Serbe në veri.
Përmes një postimi në platformën X, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritura në dialog dhe rrezikojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox).
“BE zhvillohet duke marrë me vete të gjithë anëtarët dhe komunitetet e tyre dhe ne kemi nevojë për të njëjtën qasje në nivel kombëtar”, ka shkruar Rohde.
Kundërshtime për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë kanë pasur edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa të njëanshëm, dhe se këto çështje duhet diskutuar në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Unilateral and uncoordinated steps not only contradict the dialogue agreements but -even worse- risk 🇽🇰's EU membership application remaining stuck in the inbox.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2024
The 🇪🇺 thrives on taking all members and their communities along, and we need the same approach at the national level. https://t.co/CfR8hyvVRG