Edhe katër të diagnostikuar me Coronavirus në Kosovë, shkon në 13 numri i të prekurve

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se bazuar në rezultatet e testimeve janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin në total në 13.

Bëhet fjalë për familjarë të ngushtë të pacientit nga Stublla e Vitisë që ishte diagnostikuar me këtë virus më 13 mars.

“E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, ka shkruar Vitia në një postim në Facebook.

Ai ka kërkuar vetëdije e ndihmë të qytetarëve pas këtyre rasteve.

“Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme