Në redaksinë e Jetaoshqef kanë mbërritur foto e video të qytetarëve shqiptarë që festuanë kuqezi festën e Flamurit, një material tërësisht ndryshe dhe që nuk ka aspak lidhje me këtë festë e ka dërguar një qytetar nga Prishtina.
Në të tregohet një vajzë, e cila ecën në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe tërheq vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Vajza brune, me flokët e gjatë pis, i ka futur krahun një burri, i cili duhet të jetë në moshë.
Ata ecin shumë pranë njëri-tjetrit, por ajo që i ka bërë kalimtarit të ngulisin sytë, është pjesa e pasme e vajzës dhe përkatësisht fund-shpina. E veshur me një palë geta të zeza dhe këpucë të sheshta, fundi i vajzës është bërë gati njësh me pallton e shkurtër, duke bërë që të pasmet e saj të jenë krejtësisht të zbuluara.
Mbase ajo e ka një mënyrë festimi këtë. Burri, të cilit i kanë rënë flokët duket goxha i mbajtur dhe të dy mendohet se janë partnerë. Vallë, të mos ketë aq para kjo vajzë sa të blejë një fund me pak më shumë copë? Të paktën t’i mbulohet pjesa e vitheve që kanë tërhequr vëmendjen.