Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mbërritur në objektin e presidencës së Kosovës ku pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani, ku pritet të diskutohet në lidhje me situatën e fundit të sigurisë në vend.
Në takim me presidenten dhe Krasniqin është edhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Petrit Ajeti.
Sot gjatë ditës në takim me presidenten Osmani dhe Ajetin ka qenë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdigjiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku temë diskutimi ka qenë situata e sigurisë në Kosovë pas sulmeve terroriste që ndodhen të dielen në veri të vendit.
Këto takime të presidentës me opozitën janë zhvilluar ndarasë.