Urimit për lirimin e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, i është bashkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit të Francës.
“ Ky vendim, konfirmon se aktakuzat e Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së janë të pabaza, të padrejta dhe kanë synime manipuluese politike dhe janë tendencë e hapur për zhytjen e rajonit në de-stabilitet dhe konflikte”.