Edhe mafia italiane e planifikonte krimin e organizuar prej restoraneve të tyre

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 13:00 | Nga Elena Uka

Albini e ka pasë zakon në Kuvendin e Kosovës fliste për PDK-në se këta janë mafi sikur ata mafiozat qe i shohim nëpër filma të Martin Scorseze e Francis Ford Coppola.

Në njërën anë Albini donte te tregonte se kishte njohuri për kinemanë botërore duke cekë emrat e regjisoreve dhe jo filmat në fjalë dhe ne tjetren anë t’i paraqiste PDK-në si njerëz të krimit brutal e jo të sofistikuar demek.

Mafia italiane është sinjifikante mu për shkak të kodeve tyre të betonuara që udhëhiqeshin prej familjeve të medha të sicilianëve.

Tjetri fakt çka eshte sinjnifikant me mafinë italiane që krimin e organizuar e kanë planifikuar prej restoraneve tyre. Që të gjithë kishin restorane – furragji dhe në ato restorane bënin takimet e planet për bizneset e tyre ilegale.

Nëse diçka sot po shohim që mafia e krimit të organizuar përmes institucioneve është gatuar në restorane dhe përmes pronarëve të restoraneve. Tamam si ta bënte regjinë Coppola apo Scorsese, ekzakt si Albini e përshkruante në Kuvendin e Kosovës.

Edhe furragji edhe njeri që paguan për vaj e grurë pa ardhë malli, fletë për armatim e deshmitar- biznesi i nji mafie nuk duket ndryshe.

Edhe deputet i komunes edhe trafikant i narkotikes.

Edhe drejtor i KEK’ut edhe kontrabandues i energjisë.

Edhe ambasador edhe konsulent i kompanisë se Serbise- lekët bahen me thasë kash.

Jam ne dilemë a e ka ba regjinë e këtij filmi mafioz Coppola apo Scorsese Albin Kurti?

Të ngjashme