Edhe Nexhmedin Spahiu i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: Po punon ligsht, krejt ministrat i kisha çu n’shpi

Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik dhe profesori Nexhmedin Spahiu, thotë se Qeveria Kurti është duke punuar “ligsht”.

Në DTV, Spahiu ka deklaruar se qeveritë e mëparshme, kanë vjedhur e skropitur, por autsotrodën Prishtinë-Mitrovicë e kanë çuar 1 km në vit.

“Për 18 vjet menxi e prunën në gjysmë të rrugës. 1 km e kanë çu për 10 i kanë shti paret në xhep”, shprehet ai.

Por Spahiu thekson se prej që ka ardhur në pushtet Qeveria Kurti, punët në këtë rrugë nuk kanë lëviz as edhe një milimetër.

“Liburni (Aliu) ka thënë se shteti i Kosovës është i përkohshëm. Atëherë pse me investu në diçka që është i përkohshëm. Për këtë janë stopu sendet dhe nuk ka përparim”, thotë ai.

Spahiu veçon emrat e dy ministrave, që sipas tij, janë munduar të bëjnë diçka. “Faton Peci dhe Xhelal Sveçla”.

Ndërsa i pyetur se cilët ministra i kishte shkarkuar, Spahiu ka befasuar me përgjigjen.

“Të gjithë ministrat i kisha çu n’shpi” ka deklaruar ai.

Të ngjashme