Deklaratat skandaloze të Shkëlzen Gashit, kështilltarit të Albin Kurtit nuk po u pëlqejnë as edhe një pjese të Vetëvendosjes, të cilët e vlerësojnë UÇK’në si shumica shqiptare.
Nëpër rrjetet sociale menjëherë kanë nisur reagimet e ashpëra drejt Gashit, ku po bëjnë thirrje edhe të shkarkohet nga detyra e tij, si këshilltar i kryeminikryeministritrë, Albin Kurti.
Deputeti i Kuvendit, nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Haliti, ka kërkuar të shkarkohet Shëlzen Gashi.
“Si ish-ushtar i UÇK-së, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe Hysen Durmishi, ish-deputet i Vetëvendosjes, ka kërkuar të shkarkohet Gashi.
“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte. Shkëlzen Gashi kurr nuk bëhet njeri.
Ai i tillë si sonte ka qenë edhe në vitin 2005, dhe kjo ka qenë arsyeja pse është larguar nga Lëvizja”, ka shkruar ai.
Gjithashtu edhe aktivistja e VV’së Mevlyde Idrizi ka kërkuar të njejtën gjë.
“Si aktiviste e VV per gati 11 vite, dhe si asambliste e Vetevendosjes per dy mandate, kam qene dhe jam mjafte kritike ndaj VV-se, gjithmone per te miren e pergjithshme, por jam edhe autokritike, dhe do te vazhdoj gjithmone te jem e njejta.
Mimoza Shala e Edonis Berisha, janë disa nga përkrahësit e Kurtit, të cilët i kanë kërkuar atij ta shkarkojë Gashin pasi tha se UÇK’ja ka vrarë 1 mijë cilivë serbë.
“E dëgjova deklaratën e Shkëlzen Gashit, shkarkim. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar Mimoza Shala në Facebook, ashtu si edhe Edonis Berisha që kërkon shkarkimin e tij nga kryeministrit.
“Kryeministër shkarkoje Shkëlzen Gashin, brenda 24 orëve. Rroftë UÇK’ja”, ka thënë ai.
Kujtojmë, që sot Gashi akuzoi UÇK’në duke thënë se Dick Marty e ka publikuar një raport, në të cilin thuhet UÇK kanë kryer vrasje ndaj civilëve serb.