Edhe një aktakuzë për vrasjen e Oliver Ivanoviq, avokati Damati thotë se kjo është e paprecedentë

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzën e tretë në rastin e gjykimit të nivelit më të lartë politik të vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, ka njoftuar avokati Musa Damati.

Damati, mbrojtës i sekretares së partisë SPD, të akuzuarës A.S., ka bërë të ditur për Ekonomia Online se Prokuroria Speciale në aktakuzën e saj të re pretendon se i ka gjetur autorët e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke e revokuar kështu ndihmën si formë te bashkëpunimit kriminal në këtë rast penal, dhe duke e zëvendësuar atë me bashkëkryesit e mundshëm.

“Është e paprecedentë që për një rast të rëndë penal të ngriten tri aktakuza nga Prokuroria Speciale. Kjo formë eksperimentale e ngritjes së aktakuzave konsideroj se është joprofesionale dhe jashtë kritereve të përcaktuara me legjislacioni penal në fuqi”, thekson avokati Damati.

Seanca fillestare për këtë rast penal është caktuar që të mbahet më 4 dhjetor 2020 në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme