Kandidati i Vetëvendosjes për zgjedhje komunale të vitit të kaluar, Arbër Vokrri, prej sot do të jetë pjesë e Asamblesë Komunale në Prishtinë.
Arbër Vokrri tash e tutje do të jetë përfaqësues i qytetarëve nga Vetëvendosje, meqë nga posti i asamblistit është larguar Milot Podvorica, i cili gjithashtu ishte deklaruar si i VV-së.
“Miq të nderuar, gjatë këtij muaji do të zyrtarizohet pjesëmarrja ime në Kuvendin Komunal të Prishtinës, si asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Tani edhe më fuqishëm do t’i përçoj kërkesat, hallet, nevojat dhe brengat tuaja, e do ta përshpejtoj adresimin e tyre nga organet komunale. Do të angazhohem për një dinamikë më të madhe për realizim të projekteve dhe iniciativave në shërbim të qytetarëve dhe kryeqytetit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për mbështetjen tuaj:, ka shkruar në fb Vokrri, shkruan lajmi.net.
Aktalishit, grupi më i madh parlamentar, është ai i LDK-së, e cila është në opozitë me 15 asamblistë.
Vala Peshku, Nol Nushi, Genc Sherifi, Drilon Pireva, Mimoza Sylejmani, Bashkim Beha, Adrian Berisha, Visare Gorani Gashi dhe Qëndrim Sahiti janë asamblistët e komunës së Prishtinës që janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje. Këta asamblistë janë në krahun e kryetarit Shpend Ahmeti , i cili para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në VV.
Ndërsa, asamblistët e VV-së janë: Eman Rrahmani, Vjosa Hamiti –Krasniqi, Arbër Vikrri, Egzon Azemi, Besnik Mujeci, Leonora Shabani –Bajraktari, Mirsad Vitia.
Valbora Petrovci ka dalë si e pavarur, duke mos u pozicionuar me asnjërin nga grupet.
Kuvendni i Komunës së Prishtinës ka gjithsejtë 51 Asamblistë. Për të marrë vendime nevojitën 26 vota.
20 asamblistë janë në opozitë nga PDK e LDK. E vetme, Vetëvendosje ka pasur 17 asamblist, tash shtatë kanë mbetur në VV, 9 janë dorëhequr dhe një e pavarur në krahë të Ahmetit. Me mbështetje e një asamblistë të NISMA, një të Alternativës të LB-së, ARK-së dhe AAK, Ahmeti ka rreth vetës vetëm 24 asamblistë.