Edhe një deputet i LDK-së shërohet nga COVID-19

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se pasi përballja e tij me COVID-19 mori fund, sot po rikthehet në familjen dhe tek miqt e tij.

Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të bëjnë kujdes duke ruajtur vetën dhe të tjerët.

Para Hotit edhe deputetët Arben Gashi e Haxhi Avdyli, njoftuan se kanë mposhtur virusin korona, teksa vazhdon të mbetet i infektuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mirmëngjesi,

Përballja ime me virusin Covid 19 morri fund prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqt e mi të dashur.
Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Covid 19 nuk zgjedh moshë e as gjini, bëni kujdes, duke ruajtur vehtën keni ruajtur edhe të tjerët.

Bashkë do t’ia dalim!

Të ngjashme