Nazif Mehmeti i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për tu intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, avokati i tij Tahir Rrecaj ndërsa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar.
Ai ka bërë të ditur se klientit të tij nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet, njofton Klan Kosova.
Pos Nazif Mehmetit nga Specialja për intervistë janë ftuar Sokol Dobruna dhe Rrustem Mustafa.
Klan Kosova një ditë më parë raportoi se të intervistuarit e radhës ka gjasa të jenë nga ”Grupi i Llapit” pasi këtë e tha avokati Tahir Rrecaj.