Edhe një kosovar arrestohet në Bllacë me kërkesë të Interpolit

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Maqedonisë ka arrestuar 44-vjeçarin H.A. nga Kosova.

Arrestimi i tij është bërë dje në ora 7:35 në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish-pjesëtar të UÇK-së që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër.

Kohë më parë autoritetet maqedonase patën arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morina, me kërkesë të Interpolit serb. Ai është liruar më vonë dhe nuk është ekstraduar në Serbi siç kishte kërkuar Beogradi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme