Pas Mario Mandzukic, edhe një futbollist i Juventusit po transferohet në Katar.
Juventus ka gjetur një aleat të ri në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pas Medhi Benatia dhe Mario Mandzukic, në Al Duhail së shpejti do të transferohet edhe Kwang Song Han, raporton “Goal Italia”, transmeton lajmi.net.
Futbollisti i parë nga Koreja e Jugut në histori të Serie A është në prag të largimit nga Torino.
Ai nuk ka bërë asnjë paraqitje me ekipin e parë dhe kontribut të vogël me skuadrën U-23.
Andaj, ish anëtari i Cagliarit tashmë ka kryer testet mjekësor me Al Duhail dhe do të largohet nga Juventus në formulën e shitjes definitive.