Sporti i xhudos ka marrë shumë famë në Kosovë, pas fitoreve të shumta të Majlinda Kelmendit
Femrat kosovare çdo ditë e më shumë po ngriten në këtë sport, e këtë po e dëshmojnë edhe gjeneratat e reja.
Laura Fazliu është një xhudiste e re, e cila në kampionatin Evropian për U18, ka fituar medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë, me 5 fitore dhe 1 humbje, shkruan rtv21.tv.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i famshëm i xhudos Driton Kuka, i cili në profilin e tij zyrtar ka paralajmëruar se edhe xhudisti Shpat Zeka lufton për medalje në kategorinë 90 kilogramë.