Portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka zhvilluar edhe një ndeshje si titullar në Serie A.
Anëtari i Lazios shfrytëzoi lëndimin e Federico Marchettit për t’ia nisur ndeshjes nga minuta e parë në fitoren e bardh e kaltërve 3-1 ndaj Genoas.
Paraqitja e Strakoshës u vlerësua lartë, ndërsa vetë shqiptari ka folur pas ndeshjes duke i dërguar një sinjal trajnerit De Biasi se e dëshiron fanellën e titullarit edhe tek Shqipëria.
“Ta mundësh Genoan me rezultat 3-1 nuk është pak. Nuk është gjë e mirë kur pësojmë gola por kjo ndodhi dhe shpresoj të mos përsëritët më”.
“Shpresoj që këtë formë të mirë ta bartë edhe te Shqipëria pasi dua të jem në formacion dhe së shpejti një gjë e tillë mund të ndodh”, deklaroi Strakosha.
Kujtojmë që pas kartonit të kuq të Etrit Berishës ndaj Izraelit, prishtinasi mund të dënohet me tri ose katër ndeshje mos lojë.
Për pozitën e parë të portierit të Kombëtares shqiptare janë Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha.