U mblodhën biondinat dhe protestonin pasi njerëzit bënin shaka me to. Vjen kryebashkiaku i qytetit dhe iu thotë: “Do jua bëj një pyetje. Nëse e gjeni jeni të mençura, nëse jo njerëzit do të vazhdojnë të tallen me ju”.
Paraqitet përfaqësuesja e protestës, për të cilën mendonin se ishte më e mençura prej tyre, dhe pranon të përgjigjet.
“Kush është kryetar i Amerikës?”
Biondja përgjigjet: “Brad Pitt”!
“Gabim”, thotë burri.
“Edhe një shans”, bërtitën biondet.
“Dakord…Kush është kryeqyteti i Amerikës?”, pyeti përsëri burri
“Kjo është fare e lehtë . New Yorku”, përgjigjet biondja.
“Gabim”, tha burri.
“Edhe një shans”, bërtitën biondet e tjera
“Dakord, por e treta dhe e fundit”, u përgjigj burri.
“Mirë kësaj radhe do ta gjej”.
“Sa bëjnë 1+1?”, pyeti burri.
“2”, tha biondja.
Biondet e tjera sërish bërtitën: “Edhe një shans, edhe një shans”.