Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi.
Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij K/Shqiptare pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete. Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë.