Pas Naim Bazajt, edhe për Rrahim Elshanin, ka ardhur vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Si për të parin, ashtu edhe për të dytin nuk lejohet tërheqja nga gara.
Rrahim Elshani kishte dalë si kandidat i pavarur për zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas, por dje Kadri Veseli, i pari i PDK-së, e publikoi një fotografi bashkë me Elshanin ku thuhej se ai bashkohet me PDK-në për t’i ndihmuar Ramiz Lladrovcit.
Elshanit PZAP-ja ia hodhi poshtë kërkesën për tu tërhequr nga gara dhe ai do të figurojë në fletvotim, sepse tërheqja është dashur të bëhet së paku dy ditë para hedhjes së shortit.