Rusia ka njoftuar se të do të tërhiqet nga marrëveshja e rëndësishme bërthamore INF, e cila i mban nën kontroll programet bërthamore të Rusisë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me anë të një deklarate për media tha se edhe Rusia do të tërhiqet nga kjo marrëveshje pasi është tërhequr SHBA-ja, transmeton Klan Kosova.
“Partnerët amerikanë kanë deklaruar se ata pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në marrëveshje, ne e pezullojmë atë gjithashtu,” tha Putin.
SHBA-të kanë njoftuar se procesi i tërheqjes së tërësishme nga ky pakt ndërkombëtarë do të zgjasë për një periudhë gjashtëmujore, shkruan Euronews.
Ky vendim për t’u larguar nga traktati i Forcave të Armëve Bërthamore të epokës së Bashkimit Sovjetik (INF), erdhi pasi që Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes.