Edhe sot do të protestohet në ballkone në Kosovë, për t’i kundërshtuar zhvillimet politike në vend, në kohën e pandemisë së Coronavirusit.
Protesta e sotme ka disa kërkesa ato janë:
1. Tërheqjen e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19
2. Përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie
3. Distancim të partive politike opozitare (PDK, AAK, Nisma dhe AKR) nga lufta e tyre e verbër për pushtet në kohë pandemie
4. Kërkim falje dhe përgjegjësi publike nga Presidenti për panikun e krijuar në Kosovë si pasojë e thirrjeve të tij të pa koordinuara mirë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Protesta të tilla janë mbajtur gjatë 2 ditëve të kaluara duke kërkuar nga udhëheqësit politik që të merren me situatën e pandemisë Coronavirusit.