Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, kështu që vende-vende mund të sjellin stuhi lokale .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.