Edhe sot një rast i dyshimtë me Coronavirus në Kosovë, rezultoi negativ

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, thotë se sot është marrë informatë nga Klinika Infektive në QKUK për një rast të dyshuar me koronavirus.

Edhe ky rast, sipas IKSHPK-së, pas analizave rezultoi negativ.

“Pacienti u kontrollua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu mor mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Ka rezultuar negativ, domethënë pacienti nuk është i infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.

Siç njofton IKSHPK-ja, nga data 01.02.2020 deri me 07.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.108 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.319, Vërmicë 938, Jarinje 214, Dheu i Bardhë 57, Hani i Elezit 62, Kullë 23, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë.

Instituti thotë se prej datës 8 shkurt deri sot më 7 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme