Edhe sot numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon atë të infektuarve

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 118 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërkaq janë shëruar 157 persona, raporton Ekonomia Online

Sipas këtij instituti, sot nga ky virus janë shëruar 157 persona.

“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”.

Të ngjashme