Edhe të shtunën mërgimtarët që janë nisur e po dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, po detyrohen të presin në kolonë.
Mëngjesin e sotëm te Dheu i Bardhë kolona është 1 mijë metër dhe për të hyrë ka pritje deri në 1 orë.
Një orë po presin edhe në pikën në Merdarë.
Ndërsa gjysmë ore pritje ka edhe të pika në Muçibabë.
Të premten, bashkatdhetarët kanë pritur deri në 7 orë për të hyrë nga Serbia në Kosovë.