Edhe tri raste të reja të dhunës në familje brenda 24 orëve

Prishtinë | 29 Jan 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe tri raste të reja të dhunës në familje.

Sipas Policisë rastet kanë ndodhur një në Fushë Kosovë dhe dy në Prishtinë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 28.01.2023 – 13:10. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër kosovar/e për shkak të një mosmarrëveshje me njëri tjetrin shtëpinë e tyre. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë 28.01.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 28.01.2023-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme