Edhe Tunizia po punon për një vaksinë kundër Coronavirusit

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet shëndetësore tuniziane njoftuan sot se po punojnë për një vaksinë kundër koronavirusit të ri, në një kohë kur vendi po përballet me një rritje të paparë në raste, në vazhdën e hapjes së kufijve të saj për sezonin veror.

“Ne jemi ende në fazat paraklinike”, tha për gazetarët drejtori i Institutit “Pasteur” në Tuniz, Hechmi Louzir.

“Ekipi, i cili e nisi punën në fillimin e pandemisë, tashmë ka zhvilluar një vaksinë të bazuar në ADN-në kundër tërbimit dhe përdor të njëjtën teknologji në hulumtimin e saj”, shtoi ai.

Sipas OBSH-së, asnjë vaksinë nuk është ende e gatshme për t’u hedhur në treg, megjithatë ekzistojnë 168 vaksina të mundshme në zhvillim në të gjithë botën.

Të ngjashme