Fati duket se ia ka kthyer shpinën skuadrës së Liverpool.
Në prag të ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës, në Ligën e Kampionëve, skuadra e Liverpool po përballet me shumë dëmtime.
Roberto Firmino nuk do të arrijë në kohë që të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, kurse Mohamed Salah pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundjavës kundër Newcastle.
Mungesa të tjera për skuadrën do të jenë edhe Naby Keita, Adam Lallana dhe Oxlade Chamberlain.
Por, akoma më shqetësuese bëhet situata kur mësohet se edhe Virgil Van Dijk do të jetë në dyshim për këtë ndeshje.
‘Goal’ raporton se lojtari mund të ketë probleme pasi ai nuk është shfaqur fare në seancën e parë stërvitore para këtij dueli.
Kjo seancë stërvitore e Liverpool është mbajtur këtë pasdite, në të cilën mungonte qendër mbrojtësi holandez.
Në rast se edhe Van Dijk do t’i mungonte skuadrës, ‘The Reds’ do t’i shuanin thuajse tërësisht shpresat.