Edhe Vetëvendosje i bashkohet seancës së PDK-së për mbrojtjen e Badocit

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Nesër, nga ora 10:00, në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e Badocit.

Kjo seancë e cila fillimisht u iniciua nga asambleistët e PDK-së, morri nënshkrimet e nevojshme edhe të partive të tjera.

Seancës i është bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, që së bashku me asambleistët e PDK-së dhe të partive të tjera do të kërkojnë nesër nga krerët e komunës sqarime në lidhje tendencat për ndërtime banesore në liqenin e Badocit.

Seanca do të jetë e hapur për qytetarë, ku në një njoftim të mëhershëm, u është bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në mbrojtjen e Badocit.

Të ngjashme