Edhe Vjosa Osmani merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Top Channel, aty do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë takim janë:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Vjosa Osmani– Presidente e Kosovës

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Të ngjashme