Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar mbledhjen e këshillit të sigurisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.
Sipas medieve serbe këshilli do mblidhet të shtunën në mëngjes në orën 8:00.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Serbisë vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj ka deklaruar se temë e këtij takimi ishte gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend dhe çështja e afateve kohore që ndërlidhen me asociacionin.
Haradinaj ka theksuar se institucionet e vendit janë në gjendje gatishmërie për secilën situatë.
“Ne jemi në gjendje të gatishmërisë që nëse do të ketë diçka të veprojmë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.