Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se KQZ-ja ka pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Elezi ka njoftuar se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në 4 komunat e veriut, për të cilat zgjedhjet do mbahen më 19 maj.
PDK dhe VV kanë aplikuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e 4 komunave të veriut duke dërguar nga 4 emra për kandidatët për kryetar.