Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto me pamje nga Gjiri i Brisanit në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë.
Gjiri i Brisanit është përfshirë në guidat turistike shqiptare si një nga plazhet më të bukura natyrore që gjendet në anën perëndimore të gadishullit të Karaburunit, përgjatë detit Jon.
Për të shkuar aty, përveç rrugës detare ndiqet rruga që përdorej nga një repart ushtarak i periudhes komuniste, Pashaliman – Ravenë-Brisan gati 14.2 Km.