Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kanë bërë edhe një shtëtitje së bashku në qytet pas takimit që kishin edhe me kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në një video që ka publikuar faqja zyrtare e Instagramit të Vuçiqit liderët ballkanikë shihen në humor të mirë, njofton Klan Kosova.
Gazetarët shfrytëzuan rastin për të bërë pyetje në lidhje me politikën edhe gjatë shëtitjes së tyre.
“Ç’do të thotë ky takim për Ballkanin?”, ishte pyetja e gazetares drejtuar të parit të qeverisë serbe, por ai e drejtoi atë te Edi Rama duke thënë se “Edi is the guy” (Edi është i duhuri).
“E para nga të gjitha duket mahnitëse që jemi të gjithë këtu dhe ne thjesht po mundohemi të sjellim atë që është thënë në raste të ndryshme edhe me miqtë tanë europianë”.